Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka konsideruar hap të rëndësishëm pranimin e Shqipërisë në Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile, përcjell InLajmi.
Varhelyi tha se ky mekanizëm, ndihmon në përgatitjen dhe parandalimin e katastrofave pasi bashkon shumë vende në këtë fushë.
Ai shtoi se anëtarsimi i Shqipërisë do të rrisë bashkëpunimin e saj me vendet e tjera duke parandaluar ekspertizën së bashku katastrofat dhe menaxhimin e rrezikut të fatkeqësive.
Postimi i plotë i tij:
Një tjetër hap madhështor. Shqipëria u bë sot anëtare e EUCivPro , sistemit të menaxhimit të rrezikut të fatkeqësive. Në momente fatkeqësish, mund të mbështeteni në ndihmën e shumë njerëzve. Ky mekanizëm ka të bëjë me solidaritetin e vërtetë që ndihmon në përgatitjen dhe parandalimin e katastrofave pasi bashkon ekspertizën së bashku./InLajmi/