Golat erdhën nga sulmuesi i Partizanit Skuka në pjesën e parë dhe mesfushorit të Interit Kristjan Asllani, i cili realizoi një penallti por ishte protagonist i një performance bindëse.
Ndaj një ekipi me të cilin kemi fituar katër herë në 6 ndeshje, por që rrezikoi disa herë portën e Berishës kryesisht me anë të Biçakçian, kuqezinjtë pa yjet Uzuni dhe Broja zhvilloi një ndeshje të mirë, ku Skuka kishte mënyrë të shënonte të paktën një dopietë, por shpërdoroi në mënyrë të pabesueshme ne minutën 51, shkruan A2CNN.
Kjo ishte fitorja e parë e këtij viti për Shqipërinë dhe gjithashtu edhe e fundit, pasi sfidat e ardhshme do të luhen në 2023 për kualifikueset e Europianit, duke filluar nga ajo e majit me Poloninë.