Kryetai i parlamentit Glauk Konjufca i ka uruar mirëseardhje kongresmenit amerikan, Ritchie Totrres në Kosovës, përcjell InLajmi.
Konjufca tha se kongresmeni Torres është një mik i madh i shtetit të Kosovës.
Kryekuvendari e kujtoi fjalimin e kongresmenit Torres për Kosovën në Dhomën e Perfaqësuesve.
Gjatë një fjalimi të tij në Dhomën e Përfaqësuesve, Torres kishte thënë se Kosova ka ndërtuar një demokraci në rritje, në zemrën e së cilës SHBA-ja e ka vend të veçantë
Postimi i plotë:
I dëshirojmë mirëseardhje kongresmenit amerikan Ritchie Torres në Kosovë.
Kongresmeni Torres është një mik i madh i shtetit tonë.
Gjatë një fjalimi të tij në Dhomën e Përfaqësuesve, Torres kishte thënë: “Kosova ka ndërtuar një demokraci në rritje, në zemrën e së cilës SHBA-ja e ka vend të veçantë. SHBA-ja
nuk ka mik më të mirë në Evropën Jugore se Kosova dhe Kosova nuk mund të ketë mik më të mirë në botë se SHBA-në”./InLajmi/