Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe Kryetari I Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, gjatë qëndrimit të tyre në SHBA, janë takuar me analistin dhe profesorin e njohur të John Hopkins University, Edward P. Joseph, përcjell InLajmi.
Profesori Joseph tha se Kosova ka nevojë për liderë që nuk bien pre e provokimeve dhe grackave të Beogradit, duke përshkruar kështu situatën e fundit në vend, ai gjithashtu shtoi se është kënaqësi të takohesh me figura të përgjegjshme opozitare si Krasniqi dhe Abdixhiku.
Analisti Joseph gjithashtu shtoi se Kosova ka nevojë për liderë që ecin gjithmonë me SHBA-në
Postimi i plotë i tij:
“Kosova ka nevojë për liderë që nuk hyjnë në grackat e Beogradit dhe që do të ecin gjithmonë me SHBA-në” /InLajmi/