”Tukoh Taka” do të titullohet himi zyrtar i kampionatit Botëror ”Katar 2022”, përcjell InLajmi.
Kënga do të interpretohet nga Nicki Minaj, Maluma, dhe Myriam Fares, ndërsa e plotë do të publikohet ditën e nesërme.
Këtë e ka bërë të ditur faqja zyrtare e FIFA-s në rrjete sociale.
Botërori 2023 do të zhvillohet në Katar, edhe pse ish-presidenti i FIFA-s ditë më parë ka deklaruar se vendimi i tij për t`u zhvilluar kjo garë në Katar kishte qenë i gabuar, sepse sipas tij, Botërori është garë e futbollit që duhet të mbahet në shtetet e mëdha si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e jo në një vend të vogël si Katari. /InLajmi/