Drejtori ekzekutiv i KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se ka parë disa versione të planit franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa theksoi se nuk e di se cili nga ato versione është i vërteti, raporton InLajmi.
Sipas tij, më shumë ka të ngjarë që version i vërtet sillet rreth modelit të 2 Gjermanive,
“Kam parë disa versione të këtij plani franko-gjerman, nuk jam i sigurt cili është i vërteti. Në esencë sillet modeli i 2 Gjermanive për fazën e parë dhe pastaj ka të bëjë me njohjen përfundimtare që do ta nënkuptonte edhe normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, s’mund të ketë normalizim pa njohje të të të-ja vendeve, dhe pa pasur marrëdhënie diplomatike”,
Peci ka shtuar se në njërin nga versionet ka si pikë edhe Kishën Ortodokse Serbe.
“Janë edhe 2 elemente të tjera, në njërin prej versioneve që kam parë, një çështje e cila është vënë aty të diskutohet, s’jam i sigurt nëse ky është versioni derisa del ai zyrtar, njëra nga pikat do të jetë edhe Kisha Ortodokse Serbe dhe implementimi i të gjitha marrëveshjeve të cilat janë zbatuar deri tani, mirëpo mos e merrni fjalën time si përfundimtare, pa dalë edhe versioni përfundimtar, por në njërin nga versionet që kam parë e ka këtë element”, u shpreh drejtori i KIPREDI-it.
Këto komente i bëri Lulzim Peci në në diskutimin mbi temën “Momentumi i ri në raportet Kosovë-Serbi: Cila është rruga përpara?”, organizuar nga KDI-ja. /InLajmi/