Nga data 18-29 nëntor të këtij viti trupat dhe makineria e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të jenë në lëvizje në konvoje ushtarake nga të gjitha kazermat e saj, në drejtim të Zonës së Stërvitjes në Babaj Bokës të Komunës së Gjakovës, përcjell InLajmi.
Bëhet e ditur se kjo lëvizje e paralajmëruar e trupave dhe makinerisë së FSK-së është në kuadër të realizimit të stërvitjes “Ujku i Nëntorit”.
Këto stërvitje kanë qëllim testimin e aftësive dhe kapaciteteve të njësive të FSK-së.
Postimi i plotë i Ministrisë së Mbrojtjes:
Njoftim
Njoftojmë të gjithë qytetarët e vendit se gjatë periudhës kohore 18-29 Nëntor 2022, do të ketë lëvizje të trupave dhe makinerisë së FSK-së në konvoje ushtarake nga të gjitha kazermat e saj, në drejtim të Zonës së Stërvitjes në Babaj Bokës të Komunës së Gjakovës.
Lëvizja e trupave të FSK-së do jetë në funksion të realizimit të Stërvitjes Fushore “Ujku i Nëntorit” sipas planit vjetor stërvitor, me qëllim të testimit në proces të validimit të aftësive dhe kapaciteteve të njësive të FSK-së, në detyrat e tyre në bazë të misionit.
Prishtinë më 18.11.2022
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Mediat
Ministria e Mbrojtjes/InLajmi/