Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu ka treguar arsyet e vizitës së kryetarit të kësaj partie në SHBA.
Sipas Abdullahut, i pari i PDK-së po kryen një vizitë të zakonshme që çdo herë e ka realizuar, duke pasur parasysh marrëdhëniet e Kosovës me Amerikën.
“Është në kuadër të mendësisë tradicionale politike të PDK-së, të cilën ajo e ka të ndërtuar për vite të tëra që të koordinohet me gjeopolitikat euro-atlantike dhe konkretisht me politikat e SHBA-së në Ballkan dhe posaçërisht në Kosovë. Memli Krasniqi në krye të PDK-së po e vazhdon një diçka që për këtë parti është sa normale aq edhe kruciale.”, ka deklaruar Abdullahu.
Madje, zëdhënësi i PDK-së ka thumbuar edhe Qeverinë duke thënë se mikrpitja e të parit të PDK-së nuk ka ndryshuar asgjë nga herat e kaluara, e as nuk është anuluar sic ka ndodhur me ministrat e Kurtit.
“Është vizitë që ka mundur të anulohet me të njëjtin rekomandim apo të ngjashëm siç bën SHBA-ja në raport me disa Ministra të Qeverisë Kurti – si p.sh. – Edhe ju si opozitë keni punë të rëndësishme në Kosovë, apo – vazhdoni me reforma partiake, apo diçka të ngjashme, por jo. Mikpritja e Memli Krasniqit nuk ka humbur asgjë nga tradicionalja me raportin PDK- SHBA, përkundrazi është vazhdim si faqe e re e kësaj historie gjithsesi të lavdishme dhe pragmatike.”, ka thënë Abdullahu, raporton Gazeta10.
Tutje, Abdullahu ka thënë se kjo vizitë nënkupton se ka mirëkuptim dhe pëlqim të tërthortë mes PDK-së dhe Amerikës.