Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka reaguar për mungesën e përseritur të ministrave të Qeverisë Kurti në seancën e Kuvendit të Kosovës që është mbajtur diten e premte, përcjell InLajmi.
Hoxhe edhe një ditë më herët, në seancë të kuvendit, ku ishte votuar Projektligji për Buxhetin e vitit 2023, kishte reaguar në po të njejtën mënyrë për mospjesëmarrjen e ministrave në seancë.
Tani ajo ka reaguar për të njejtën arsye, duke e quajtur të turpshëm gjestin e tyre, mospjesëmarrjen në seancën e kuvendit, ku po diskutohet për Shqyrtimin e Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë.
Deputetja Hoxha tha se akterët qeveritar nuk e kanë parë të rëndësishme pjesëmarrjen në këtë debat të ngritur nga PDK-ja, kurse deputetët po flasin me njëri – tjetrin.
Postimi i plotë i saj:
Pamje nga Kuvendi i Kosovës.
Debati për shëndetësinë nga PDK.
Asnjë akter qeveritar nuk e ka pa të rëndësishëm dhe nuk ka ardhë.
Kaq për fokusin e tyre në këtë lëmi.
Deputetët po flasin me njani – tjetrin.
Turp. /InLajmi/