Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Halil Thaçi ka akuzuar kryetarin e komunës së Mitrovicës Bedri Hamza, se ka mbajtur një takim në një restorant me deputetët e Listës Serbe, përcjell InLajmi.
Thaçi tha se është shumë e rrezikshmë kjo që ka ndodhur pasi sipas tij Lista Serbe para disa ditës ka lëshuar institucionet e vendit.
Ai shtoi se Lista serbe siç duket edhe mund të lëshoj institucionet ama partinë mike, PDK-në nuk mundet pa e parë
Postimi i plotë i tij:
Kryetari i Komunës së Mitrovicës dhe njëherit nënkryetari i PDK-së, Bedri Hamza dhe përfaqësuesë të tjerë të kësaj partie kanë mbajtur takim dyorësh me përfaqsuesit e Listës Serbe në një nga restorantet e fshatit Milloshevë të Kastriotit.
Është e rrezikshme dhe shqetësuese se si subjekti që para ca ditësh tha se po lëshon institucionet e Republikës së Kosovës, po lufton çdo ditë shtetin tonë, konsultohet çdo ditë me Vuçiqin sot takohet edhe me një parti të opozitës në Kosovës.
Lista serbe siç duket edhe mund të lëshoj institucionet ama partinë mike, PDK-në nuk mundet pa e parë. /InLajmi/