Deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu, në seancën e Kuvendit të Koosvës të mbajtur ditën e premte, tha se s ai përket sektorit të shëndetësisë të gjitha premtimet e dhëna në fushatën elektorale nga partia në pushtet po bijnë në ujë, përcjell InLajmi.
Zejnullahu tha se për të gjitha ato çështje s ai përket shëndetësisë që Qeveria Kurti i ka akuzuar qeveritë paraprake tani është duke i bërë vet.
Ajo shtoi se qeveria në pushtet i kishte akuzuar qeveritë e tjera të Kosovës që nu po i kushtojnë rëndësi sektorit public e prandaj mjekët po hapin spitale private, kurse tani këtë gjë Qeveria Kurti po e merr parasysh, sepse as Presidentja e vendit, Vjosa Osmani nuk po i merr shërbimet shëndetësore nga spitalet publike, porn ga ato private.
Njoftimi i plotë nga Partia Demokratike e Koosvës:
Në fushatë pushteti aktual përsërisite “Nuk do të ketë spitale të harruara dhe lista e barnave nuk do të ketë mungesa. Do të ketë përmirësim të kushteve të punonjësve shëndetësorë”.
“Ne kemi spitale publike, ata kanë spitale private”.
Këto janë vetëm 2 nga frazat tuaja, besoj se këtë të 2tën është duke e realizuar më mirë se secili nga ju Presidentja e vendit. /InLajmi/