Policia e Kosovës ka arrestuar një 19 vjeçar në Prizren, pasi dyshohet të ketë dhunuar një të mitur 13 vjeçare, përcjell InLajmi.
Sipas, Policisë e mitura një natë më parë është raportuar si e zhdukur nga familjarët e saj, ndërsa të nesërmen e njejta është paraqitur në shkollë.
19 vjeçari është shoqëruar në stacionin Policor, ku edhe ka pranuar se ka kryer marrëdhënie me të miturën 13 vjeçare.
Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar në paraburgim për 48 orë dhe me urdhër të Prokurorit kujdestar rasti është cilësuar “Dhunim”.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Arrestohen një i dyshuar për veprën ‘Dhunim’
Prizren, 18 Nëntor 2022
Me date 17.11.2022, në orët e vona, një e mitur është raportuar si e zhdukur nga familjarët e saj.
Me datë 18.11.2022, ne mëngjes e mitura paraqitet ne shkollë, nga familjarët njoftohet policia se vajza e raportuar si e zhdukur është paraqitë në shkollë.
E mitura (13 vjeç) në polici ka deklaruar se gjate kohës sa ka qene e zhdukur (një natë) ka qëndruar në shoqërim me një person të moshës madhore (19 Vjeç) me te cilin kanë pas lidhje intime, marrëdhëniet intime me personat nën moshën 16 vjeç është vepër penale , një veprim I tillë I plotëson elementet e veprës penale “ Dhunimi”, andaj policia menjëherë ka filluar veprimet , e kane identifikuar dhe arrestuar të dyshimtin H.B. /19 vjeç.
I dyshuari pas shoqërimit në polici dhe në prezence të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare ka konfirmuar pohimet e viktimës që ka pas lidhje intime me viktimën.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar rasti cilësohet Dhunim.
I dyshuari me vendim të Prokurorit kujdestar ndalohet në ndalim policor për 48 ore./InLajmi/