Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, tha se rezultatet pas regjistrimit të popullsisë shqipëtare në Luginën e Preshevës kanë arritur shifrën prej 122 058 qytetarë të regjistruar, përcjell InLajmi.
Arifi tha se qytetarët i janë përgjigjur masivisht në mënyrë pozitive regjistrimit të popullsisë, duke thënë se ky mobilizim erdhi si rezultat i kampanjave të gjera të institucioneve shqiptare në Luginë.
Ai gjithashtu ka falënderuar ndërkombetarët për kontributin e dhënë nga ana e tyre në këtë proces.
Postimi i plotë i tij:
Në mënyrë masive, si asnjëherë më parë, qytetarët shqiptarë të Luginës u mobilizuan për t’iu përgjigjur pozitivisht Regjistrimit.
Gjithashtu, një falenderim i veçantë për miqtë tanë ndërkombëtarë që kontribuan në këtë proces
Të regjistruar janë 122 058 qytetarë. /InLajmi/