Pas dorëheqjes së deputetëve të Listës Serbe, të enjten në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dhanë betimin e tyre deputetët e rinj ,nga Lista Serbe, raportonInLajmi.
Për deputetët e rinj nga Lista Serbe, që tashmë do të jenë pjesë e legjislativit të vendit foli Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Deputetët e rinj do të zëvendësojnë deputetët e dorëhequr nga Lista Serbe pas vendimit për targa të Qeverisë së Kosovës.
Kujtojmë se deputetët e rinj: Millan Kostiq, Zoran Maksimoviq, Olivera Zdravkoviq, Milan Joksimoviq, Ksenja Bozoviq, Rados Mihajlloviq, Nenad Radenkoviq, Svetisllav Jokiq e Biljana Maksiq janë deputetët e rinj që vijnë nga Lista Serbe. Zvelko Velkoviq është i vetmi deputet i ri që vjen nga partia Iniciativa Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.
Kujtojmë se me vendimin e Qeverisë për konvertimin e targave në RKS, janë rritur tensionet në veri, ndërsa janë dorëhequr edhe policë serb e zyrtarë të gjykatave në veri./InLajmi/