Kuvendi i Kosovës është mbledhur ditën e enjte, ku është pritur të shqyrtohet në lexim të parë projektligji për buxhetin për vitin 2023, raporton InLajmi.
Shefi i grupit parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, u ka bërë thirrje deputetëve që të mos e votojnë projektligjin në fjalë.
“Propozoj që ne deputetët ta ndalim në çdo formë këtë buxhet” bëri thirrje Tahiri.
Tutje, deputeti i AAK-së tha se ky projektbuchet e varfëron secilin qytetar të Kosovës nëse votohet e miratohet pa u realizuar premtimet elektorale të partisë në pushtet.
“Nëse nuk largohet neni 9.6 për komunat që iu vidhen të hollat qytetarëve. Nëse nuk rritet buxheti për siguri dhe nëse premtimet elektorale nuk hyjnë në buxhet, ne duhet ta ndalojmë sepse ky projektbuxhet e pengon dhe e varfëron secilin qytetar”, përfundoi ai.
Seanca për votimin e projektbuxhetit për vitin 2023 akoma nuk ka përfunduar dhe deputetët kanë dilëma lidhur me këtë projektbuxhet. /InLajmi/




















