Tava e dheut me mish është një gatim tradicional i kryeqytetit. Shumë i shijshëm dhe i lehtë për t’u gatuar.
Përbërësit
- 30 gr qepë
- 30 gr spec i kuq (djegës)
- 30 gr spec jeshil
- 70 gr mish viçi
- 30 gr gjizë
- 50 gr salcë domatesh
- 10 gr miell
- 3 gr majdanoz
- 2 gr kripë
- 2 gr piper
- pak gjalpë
- gjysmë thelpi hudhër
- vaj ulliri.
Udhëzimet
- Për përgatitjen e tavës së dheut, si fillim presim mishin në kubikë të vegjël. Më pas grijmë në rende qepën dhe specin jeshil.
- Në një tenxhere hedhim pak vaj ulliri dhe hedhim qepën, mishin dhe specin. I shtojmë edhe miellin dhe i kaurdisim deri në momentin që të marrë një ngjyrë të kuqërremtë.
- Më pas i shtojmë salcën e domates, specin e kuq djegës, që më parë e kemi grirë në rende dhe pasi i kaurdisim përbërësit, shtojmë pak ujë dhe gjizë dhe i lemë të ziejnë për 2-3 min. Pas zierjes e heqim tenxheren dhe e lemë mënjanë.
- Marrim tavën e dheut, e lyejmë me gjalpë dhe e vendosim në sobë, në mënyrë që të nxehet sa më shumë.
- Në momentin që tava është zier, i hedhim përzierjen e përgatitur dhe e fusim në furrë për 5 minuta në temperaturën 200 gradë, shkruan Receta Gatimi.
- Pasi nxjerrim tavën nga furra, ajo është gati për t’u shërbyer.
- Ju bëftë mir!