Në seancën e Kuvendit të Kosovës të mbajtur ditën e enjte deputetët e Listës Serbe kanë bërë betimin zyrtar për marrjen e mandatit, transmeton InLajmi.
Këtij veprimi i është përgjigjur Drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq, duke thënë se kjo është veç formalitet, e jo kthim në institucionet e Kosovës.
Sipas tij, ky veprim është bërë për të penguar planin e Kurtit, siç thotë ai, për plotësimin e mandatit të tyre.
“Vendimi i përfaqësuesve të Listës Serbe për të bërë verifikimin teknik të mandatit sot në Kuvendin e Prishtinës, në asnjë mënyrë nuk do të thotë kthim i asaj liste në institucionet e Prishtinës, por pengim i planit të Kurtit për plotësimin e mandateve të tyre. me serbët që mbështesin Prishtinën, e jo Beogradin”, tha drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq.
Ai tha se arsyeja e verifikimit të mandatit është zbulimi i planit “djallëzor” të Kryeministrit Kurti, pqr hakmarrje ndaj serbëve të Kosovës.
“Arsyeja e verifikimit të mandatit janë njohuritë e reja se kryeministri i institucioneve të përkohshme të Prishtinës, Aljbin Kurti, po përgatit një plan djallëzor për t’u hakmarrë ndaj popullit serb në Kosovë” shkruan Tanjug.
Në seancën e Kuvendit të Kosovës të mbajtur ditën e enjte deputetët e Listës Serbe pasi e kanë bërë betimin menjëherë janë larguar nga salla. /InLajmi/




















