Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tha se do të bëjë thirrje vazhdimisht për dënimin e personave të përshirë në aferat korruptive, ndërsa theksoi se thirrja e saj për hetim në rastin “Brezovica” nuk është ndërhyrje në gjyqësi, raporton InLajmi.
Ministrja Haxhiu shtoi se ky rast ka vëmendje të madhe pasi që për herë të parë po ndodh një hetim ku të dyshuar janë persona me ndikim të niveleve të ndryshme.
“Sa i përket rastit Brezovica siç e dini është ndër rastet që ka vëmendje më të madhe, për faktin që për herë të parë po ndodh një hetim që prek persona që janë të niveleve të ndryshme, nëse nga institucionet e niveli lokal dhe qendror, qoftë nga personat të cilët bëjnë punë të tjera që lidhen me punë privat. Ky rast duhet të procedohet në mënyrë të pa penguar as nga politika as nga gjyqtarët e prokurorët”, u shpreh ministrja Haxhiu.
Tutje, Haxhiu është shprehur e shqetësuar për deklarata e prokurorit të rastit dhe gjyqtarit i’u është bërë presion nga gjyqtarët të cilët i kanë pronat e tyre në Brezovicë.
“Unë me shqetësim i kam parë deklaratat e disa ditëve ku prokurorit të rastit dhe gjyqtarit i u është bërë presion nga gjyqtarët të cilët i kanë pronat ë tyre në këtë vend. Kjo është arsyeja që kam reaguar, sepse për mua është e pa pranueshme që një gjyqtar, prokuror të ndërhyjë në një rast që po hetohet nga prokuroria”, deklaroi ministrja.
Sipas saj, personat e përfshirë në skandale të tilla duhet të marrin dënimin e merituar.
“Prandaj si ministre e Drejtësisë bëjë thirrje që ky rast duhet të hetohet deri në fund personat të cilët janë të përfshirë në afera të tilla në skandale të tilla në paligjshmëri duhet të marrin dënimin e merituar dhe për këtë do të bëjë thirrje në vazhdimësi, pavarësisht nëse shoqëria civile e konsideron deklaratën time ndërhyrje apo jo”, u shpreh Haxhiu./InLajmi/




















