Nga Presidenca çeke në Bashkimin Evropian kanë dhënë se disa shtete kanë reaguar lidhur me propozimin që ka bërë Praga zyrtare dhe tashmë ka nevojë që edhe disa çështje të sqarohen lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Zëdhënësja e Presidencës çeke, Eva Hrncirova, i ka thënë Gazetës Express se s’mund të flasë me emër për shtetet të cilat kanë shprehur shqetësimet e tyre konkrete për shkak të kjo mund të ndikojë në përpjekjet e Çekisë për të arritur një pajtim për liberalizimin e vizave për Kosovën sa më shpejt që të jetë e mundu.
“Negociatat vazhdojnë. Ne kemi marrë disa reagime përsëri në lidhje me propozimin, kështu që ka ende disa çështje që duhen sqaruar. Fatkeqësisht nuk mund të flas për shtetet anëtare konkrete dhe shqetësimet e tyre pasi kjo mund të ndikojë në përpjekjet tona për të arritur një marrëveshje për liberalizimin e vizave për Kosovën sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë ajo.
Ndërsa për sistemin ETIAS dhe ndërlidhjen me liberalizimin e vizave Hrncirova ka thënë se ai tashmë është në propozimin çek dhe mbetet pjesë e kompromisit për të cilin Çekia shpreson se të gjitha shtetet anëtare do të dakordohen.,
“Sistemi ETIAS ishte tashmë në propozimin tonë të fundit dhe mbetet një pjesë e kompromisit që të gjitha vendet anëtare shpresojmë se do të bien dakord së shpejti”, ka përfunduar Hrncirova.