• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 26 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Haradinaj: Investimet publike nuk janë realizuar, për çfarë rritje ekonomike flet qeveria?

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
17 November 2022
në KRYESORE
0 0
0
Haradinaj: Investimet publike nuk janë realizuar, për çfarë rritje ekonomike flet qeveria?
0
SHPERNDARJE
21
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka hedhur kritika ndaj Projekt-Buxhetit të vitit 2023 të hartuar nga Qeveria Kurti, duke e quajtur atë buxhet të varfërisë, përcjell InLajmi.

Ai ka thënë se është hera e parë që Kosova ka buxhet më të vogël se vitin paraprak.

Duke dashur të sqarojë se pse e quan buxhet të varfërisë, Haradinaj tha se të gjithë ata që marrin paga nga buxheti i shtetit do të jenë më të varfër 25% në vitin që vjen se në vitin 2022.

Sipas tij, vitin që vjen të gjithë ata që marrin paga nga buxheti shtetëror me pagat e tyre vitin 2023 do të mund të blejnë mallra më pak se në vitin paraprak.

Për më tepër Haradinaj ka thënë se mbetet një pikëpyetje e madhe se si kjo qeveri e dështimit dhe mashtrimit, po e llogarit rritjen ekonomike të vitit 2023.

Derisa vëllimi i investimeve private ka stagnuar e investimet publike nuk janë realizuar as 21%, Haradinaj pyet se për çfarë rritje ekonomike po flet qeveria?

Lideri Haradinaj tha se Qeveria Kurti ka dështuar në të gjitha sferat e poashtu edhe në fushën e investimeve kapitale.

Në reagim ai ka është shprehur se përmes buxhetit të vitit 2023, qeveria Kurti ka goditur edhe komunat.

Postimi i plotë i tij:

Buxheti i varfërimit

Për herë të parë në historinë e Kosovës, kemi një buxhet më të vogël në krahasim me vitin paraprak.

Buxheti i paraparë në kufijt e shpenzimeve 3 miliardë e 212 milionë euro, nominalisht 10.8% më i madh sesa ai i vitit 2022, në fakt është për një të katërtën më i vogël. Nëse shumës së paraparë, ia zbresim 20% inflacion, sipas Bankës Botërore dhe inflacionin prej 4.3% që qeveria e ka paraparë për vitin 2023, atëherë vlera reale e buxhetit bie në 2.5 miliardë, e që është 400 milionë euro më i vogël sesa buxheti i vitit 2022.

Për të qenë më i qartë, qytetarët që marrin paga nga shteti, shërbyes civilë, pensionistë dhe të gjitha kategoritë e tjera, do të jenë për 25% më të varfër krahasuar me 2022, sepse me pagat e tyre do të blejnë 25% më pak mallra të konsumit.

Me këtë buxhet, do të mbeten mangu 1/4 e investimeve kapitale, ndërsa vet projeksioni i të hyrave, është bërë pa asnjë logjikë financiare. Të hyrat nga tatimi i korporatave apo tatimi në fitim parashihet të shtohet 41%, të hyrat nga tatimi në të ardhura personale parashihet të rritet 24%, ndërsa rritja e pagave realizohet në vlerën 11%. Pra, më shumë taksa për qeverinë, e më pak para për popullin.

Qesharake është edhe projeksioni i të hyrave doganore dhe të atyre të akcizës, që parashihen të rriten 3.4%, përkatësisht 4.5%, ndërkohë që rritja e çmimeve të importit parashihet në 8.5%. Duhet të kesh mbaruar 4 vjet shkollë fillore, për të kuptuar se qeveria Kurti ka probleme serioze me operacionet e thjeshta matematikore.

Avazi i njëjtë është edhe tek struktura e shpenzimeve. Derisa janë 5800 vende të lira pune, e qeveria nuk po i punëson qytetarët, ata kanë planifikuar vetëm 1mijë e 400 punësime për vitin 2023 dhe një rritje të fondit të pagave në vlerë 75 milionë. Në këto shifra, ne nuk shohim as rritjen nominale të pagave, pra, po vazhdon varfërimi i qytetarëve.

Dështimi më i tmerrshëm ndonjëherë, i ndonjë qeverie në Kosovë, është pikërisht dështimi i qeverisë Kurti në investimet kapitale.

Shuma e paraparë për investime kapitale, që kap shifrën 810 milionë, është në masë 90% vetëm bartje nga mosrealizimi i investimeve nga viti 2021 rreth 200 milionë dhe nga viti 2022 rreth 500 milionë.

Është një pikëpyetje e madhe se si kjo qeveri e dështimit dhe mashtrimit, po e llogarit rritjen ekonomike të vitit 2023. Derisa vëllimi i investimeve private ka stagnuar, ndërsa investimet publike nuk janë realizuar as 21%, për çfarë rritje ekonomike po flet qeveria?

E vetmja kategori shpenzuese që do të ketë rritje, është kategoria “mallra dhe shërbime”, në masë 22.3%. Qeveria që trumbetonte luftimin e luksit qeveritar, ka ngritur fondin e shpenzimeve qeveritare në 493 milionë euro, që është 194 milionë më i lartë se në vitin 2020. Kjo e bënë qeverinë Kurti zhvatësen më të madhe të buxhetit shtetëror, sa i përket shpenzimeve qeveritare.

Përmes buxhetit të vitit 2023, qeveria Kurti është përkujdesur që të godas edhe komunat. Kjo sepse komunat nuk qeverisen nga ky pushtet, por nga partitë opozitare. Grantet qeveritare për të gjitha komunat, janë shtuar vetëm për 75 milionë, që nuk e mbulojnë as dëmin e inflacionit.

Komunave u është zvogëluar edhe fondi për bashkëfinancim dhe po u shkaktohen edhe shumë probleme në realizimin e projekteve nga të hyrat vetanake në procedurat e pagesave.

Qeveria ka goditur edhe Arsimin, pasi që mësimdhënësit e arsimit parafillor, fillor dhe të mesëm, kosiderohen si të padëgjueshëm nga pushteti. Mësimdhënësit u dënuan nga qeveria me zvogëlim të fondit të pagave, konkretisht me 293 mijë euro më pak sesa në vitin 2022.

Ne vazhdimisht kemi insistuar në miratimin urgjent të Ligjit për Pagat, mes tjerash edhe për shkak të pabarazisë mes të punësuarve të nivelit lokal dhe qendror. Për një të punësuar në nivelin qendror, buxheti ndanë 870 euro bruto pagë mujore, ndërsa për të punësuarin në nivelin lokal në vlerë vetëm 540 euro bruto pagë mujore.

Këto që i përmenda, janë një pjesë e vogël e vërejtjeve që i kemi për projektbuxhetin e vitit 2023 dhe për keqmenaxhimin e buxhetit të vitit 2022. Do të jemi në përcjellje të vazhdueshme dhe me shumë kujdes të problemeve të kësaj natyre dhe do të informojmë qytetarët e vendit në transparencë të plotë, pasi që qeveria aktuale është kampione për mungesë transparence dhe manipulim.

Me qenë se ky projektbuxhet, i tillë çfarë është nuk ka kurrëfarë parametrash për të ruajtur stabilitetin ekonomik apo për zhvillim, por paraqet një buxhet të mjerimit dhe varfërimit, dhe i njëjti nuk do të pësojë ndryshime të cilat do të propozohen edhe nga grupi ynë parlamentar, Aleanca nuk do ta votojë./InLajmi/

Tags: Projekt-Buxheti 2023Qeveria KurtiRamush Haradinaj
Postimi i mëparshëm

Apeli hedh poshtë kërkesën për lirimin e infermiereve në rastin “Orenda” në Pejë

Postimi tjetër

Aksident mes 4 veturave në Llapushnik, lëndohen 3 persona

Të ngjajshme Postime

Abdixhiku pas përmbylljes së fushatës: Kjo është LDK që kemi ëndërruar gjithherë, të fortë në vullnet e të bashkuar në qëllim
KRYESORE

Abdixhiku pas përmbylljes së fushatës: Kjo është LDK që kemi ëndërruar gjithherë, të fortë në vullnet e të bashkuar në qëllim

26 December 2025
Hekuran Murati “kërcënon” qytetarët: Nëse VV-ja nuk fiton 50%, nuk do të ketë paga pas 28 shkurtit
KRYESORE

Hekuran Murati “kërcënon” qytetarët: Nëse VV-ja nuk fiton 50%, nuk do të ketë paga pas 28 shkurtit

26 December 2025
Aleksandër Lumezi propozohet për Zv.Kryeprokuror të Shtetit
KRYESORE

Aleksandër Lumezi propozohet për Zv.Kryeprokuror të Shtetit

26 December 2025
Abdixhiku: Udhëheqësit e VV-së s’kanë kauzë politike, ata mbesin gjallë me sharje e fyerje
KRYESORE

Abdixhiku: Udhëheqësit e VV-së s’kanë kauzë politike, ata mbesin gjallë me sharje e fyerje

25 December 2025
Një miliard euro rrymë të importuar në dekadën e fundit, Sllovenia furnizuesi kryesor i Kosovës
KRYESORE

Një miliard euro rrymë të importuar në dekadën e fundit, Sllovenia furnizuesi kryesor i Kosovës

24 December 2025
Kurti me dhuratat e Vitit të ri, thotë se do t’i ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët një ditë pas zgjedhjeve
KRYESORE

Kurti me dhuratat e Vitit të ri, thotë se do t’i ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët një ditë pas zgjedhjeve

24 December 2025
Postimi tjetër
Aksident trafiku në Torinë të Lipjanit, policia jep detaje

Aksident mes 4 veturave në Llapushnik, lëndohen 3 persona

Lajmet e fundit

Astronomja kosovare Pranvera Hyseni kap pamje spektakolare të Hënës nga teleskopi i NASA-s

Astronomja kosovare Pranvera Hyseni kap pamje spektakolare të Hënës nga teleskopi i NASA-s

26 December 2025
Përditësohen të dhënat, kaq po zgjasin pritjet në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë

Përditësohen të dhënat, kaq po zgjasin pritjet në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë

26 December 2025
Abdixhiku pas përmbylljes së fushatës: Kjo është LDK që kemi ëndërruar gjithherë, të fortë në vullnet e të bashkuar në qëllim

Abdixhiku pas përmbylljes së fushatës: Kjo është LDK që kemi ëndërruar gjithherë, të fortë në vullnet e të bashkuar në qëllim

26 December 2025
“A ju dhimt krimineli?”, Vasfije Krasniqi Goodman pas dënimit me 10 vjet burgim për Trajkovi

“A ju dhimt krimineli?”, Vasfije Krasniqi Goodman pas dënimit me 10 vjet burgim për Trajkovi

26 December 2025
Alba vazhdon spërkatjet me ujë, eskalon Benita: Lagmë, në fytyrë dua

Alba vazhdon spërkatjet me ujë, eskalon Benita: Lagmë, në fytyrë dua

26 December 2025
Katër vende gati për të dërguar paqeruajtës në Ukrainë

Katër vende gati për të dërguar paqeruajtës në Ukrainë

26 December 2025
Hekuran Murati “kërcënon” qytetarët: Nëse VV-ja nuk fiton 50%, nuk do të ketë paga pas 28 shkurtit

Hekuran Murati “kërcënon” qytetarët: Nëse VV-ja nuk fiton 50%, nuk do të ketë paga pas 28 shkurtit

26 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu