Në Kosovë pritet të kemi mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Priten reshje të herëpashershme lokale shiu, ndërsa pasdite priten intervale të gjata kohore me diell dhe përmirësim afatshkurtër i motit. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 18 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore nesër pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Në Shqipëri dhe Mal të Zi më shumë vranësira dhe riga shiu, ndërsa në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore intervale pak më të gjata kohore me diell. Pasdite dhe në mbrëmje përmirësim i përkohshëm i motit, por në viset bregdetare të Shqipërisë ende me rrebeshe lokale shiu.
Të premtën rikthehen rrebeshet e fuqishme në Shqipëri. Edhe në viset tjera pritet rikthim i vranësirave dhe i reshjeve të shiut. Vende-vende priten reshje intensive dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë, shkruan MEteo Ballkan.
Për fundjavë na pret mot mjaft jo-stabil dhe me reshje të shpeshta shiu