Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në seancën e së enjtes kur e gjithë opozita pothuaj u mor me diskutime për situatën në veri, ajo ngriti shqetësimin për largimin masiv të të rinjve nga Kosova, derisa kërkon nga institucionet që të marrin seriozisht këtë dukuri, raporton InLajmi.
Ndonëse kujtoi situatën e rëndë në veri, Musliu tha se nuk është aspak më e mirë kur kemi të bëjmë me braktisjen e vendit nga rinia.
“Edhe pse ditëve të fundit tema kryesore është situata e krijuar në veri, sot do të flas për një çështje tjetër, po aq shqetësuese që është largimi masovik i shqiptarëve nga Kosova, veçanërisht o të rinjve. Edhe pse situata politike është destabilizuar, është se pikërisht temat e mëdha në këtë vend e kanë vën nën hije qytetarin përditshmërinë dhe vështirësitë e tij. Krahas kësaj po harrohet se mirëqenia e qytetarit është tema më e madhe që duhet të trajtohet”, u shpreh deputetja Musliu.
Kujtojmë se dukuria e braktisjes së vendit vjen si pasojë e mungesës së përspektives, vendeve të punës e shumë arsye të tjera, ndërsa vendet e treta rinin e Kosovës po e marrin të gatshme pa shpenzuar as edhe një cent në edukimin e arsimimin e tyre çoftë edhe në profesione zanati. /InLajmi/