Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka kritikuar ministrën e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla për deklaratën e saj bërë në twitter për sulmin raketor në Poloni, ende pa u konfirmuar burimi i saj.
Musliu-Shoshi në Info10 e ka quajtur Gërvallën “Ministre Nostradamuse”, që sipas saj në çdo paraqitje është skandaloze.
“Në fakt Donika sa herë shkruan e fol, gjithmonë ka gafa. Por, aq shumë gafe në çdo prononcim të saj, ajo gabon. Prononcimi i saj në twitter është skandaloz. Në të tregon që përvec që s’ka dijeni, s’ka as koordinim brenda qeverisë, me kryeministrin dhe presidentën që është dashtë të ketë”, tha ajo, shkruan Lajmi.net
“Nuk ka koordinim as me përfaqësues të ambasadës tonë, në shtetin e afërt dhe të merr informata. Ne e kemi një minister Nostradamuse që e konfirmon se raktet në Poloni i përkasin Rusisë”, tha Musliu-Shoshi.