Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken tha se një hetim mbi incidentin e raketave të së martës në Poloninë lindore është duke vazhduar, por se SHBA-ja “nuk ka parë asgjë deri tani që të kundërshtojë” vlerësimin paraprak të Polonisë se mbrojtja ajrore ukrainase ishte fajtore për shpërthimin kufitar.
Megjithatë, Blinken përsëriti: Cilido qoftë përfundimi ne tashmë e dimë palën përgjegjëse përfundimtare për këtë incident tragjik – Rusinë.
Ai shtoi: Ajo që po shohim çdo ditë tani është se Rusia hedh raketa mbi Ukrainën, duke kërkuar të shkatërrojë infrastrukturën e saj kritike, duke synuar aftësinë që Ukraina ka për të mbajtur dritat ndezur, për të mbajtur nxehtësinë, për të lejuar vendin thjesht të jetojë dhe të lëvizë përpara,u tha ai gazetarëve në një samit Azi-Paqësor në Bangkok.
“Ukraina ka të drejtë të mbrohet dhe ne jemi të përkushtuar të mbështesim Ukrainën. SHBA po ndanë informacionin që kemi me Ukrainën”, shkruan Gazeta 10
Ai shtoi se të gjithë partnerët kanë “një angazhim për të ndjekur faktet” në lidhje me incidentin vdekjeprurës.