Janë lënduar 5 persona, si pasojë e përfshirjes së 2 veturave në rrugën Prishtinë-Podujevë, më konkretisht afër fshatit Lluzhan, raporton InLajmi.
Këtë gjë, e ka konfirmu për InLajmin Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa Policia po merret me rastin.
“Në aksident janë përfshirë 2 automjete, ku 5 persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndëkohë që njësiti rajonal i trafikut po merret me rastin”,ka thënë Ahmeti./InLajmi/