Një aksident mes 4 veturave ka ndodhur rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në Llapushnik, ku si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar 3 persona përcjell InLajmi.
Aksidentin për InLajmin e ka konfirmuar zëdhënsi i Policisë, Bajram Krasniqi, tha se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Krasniqi tha se si pasojë e aksidentit, është krijuar kolonë e gjatë e automjeteve dhe atë pjesë të rrugës qarkullimi po zhvillohet vetëm nëpër shiritin emergjent. Njësitet policore janë duke u marrë me aksidenti
“Në ora 17:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Llapushnik). Në aksident janë përfshirë katër automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK-në”./InLajmi/




















