I pari i Prishtinës, Përparim Rama, ditën e merkure e ka pritur në takim ambasadorin e ri finlandez, Matti Nissen, për të diskutuar për projekte të reja për kryeqytetin, përcjell InLajmi.
Siç duket Rama e ka marrë me shumë seriozitet jetësimin e projekteve, falë të cilave edhe e mori postin si i pari i Prishtinës.
Rama tha se gjatë takimit me ambasadorin e ri të Finlandës e ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në projkete të përbashkëta që do të ndërmirren për Prishtinën.
Postimi i plotë i tij:
Ambasadorit të ri finlandez, Matti Nissen i urova mirëseardhjen dhe shpreha gatishmërinë maksimale për bashkëpunim në projekte të përbashkëta që do të ndërmarrim për kryeqytetin. /InLajmi/