Ish-Presidenti rus dhe aleati i vjetër i Putinit, Dmitry Medvedev, tha se shpërthimi në territorin polak tregoi se Perëndimi po i afrohet një tjetër lufte botërore, transmeton InLajmi.
“Incidenti me “sulmin me raketa” të supozuar të Ukrainës në një fermë polake dëshmon vetëm një gjë: duke zhvilluar një luftë hibride kundër Rusisë, Perëndimi po i afrohet luftës botërore”, ka thënë Medvedev.
Ndryshe, Presidenti polak Andrzej Duda tha të mërkurën se vendi nuk kishte prova konkrete për të treguar se kush e hedhi raketën që goditi fermën e grurit dhe vrau 2 persona.
Ministria e Jashtme polake kishte thënë më herët se një raketë e prodhuar nga Rusia kishte rënë në fshat.
2 persona u vranë në shpërthimin në Przewodow, rreth 6 km, 3.5 milje nga kufiri me Ukrainën, thanë zjarrfikësit. Raportet e mediave thanë se predha goditi një fabrikë tharjeje drithi./InLajmi/
The incident with the Ukrainian-alleged "missile strike" on a Polish farm proves just one thing: waging a hybrid war against Russia, the West moves closer to the world war.
— Dmitry Medvedev (@MedvedevRussiaE) November 16, 2022