• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 3 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Mustafa: Projekt-buxhetit të vitit 2023 i mungon strategjia zhvillimore, ku do të jetë Kosova?

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
16 November 2022
në KRYESORE
0 0
0
Mustafa: Projekt-buxhetit të vitit 2023 i mungon strategjia zhvillimore, ku do të jetë Kosova?
0
SHPERNDARJE
17
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Arben Mustafa, Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të Partisë Demokratike të Kosovës , ka hedhur kritika ndaj Qeverisë për mungesë vizioni në hartimin e Projekt-Buxhetit për vitin 2023, duke theksuar se ashtu siç është hartuar buxheti nuk adreson nevojat e qytetarëve, raporton InLajmi.

“Ky buxhet më së shumti mund të quhen një kopje e dobët e vitit 2022, sepse në shumicën e rasteve është një përsëritje e vitit 2022. Këtij buxheti i mungon ambicia zhvillimore, i mungon orientimi se ku do të jetë Kosovë në fund të vitit 2023, se çfarë Kosove do të kemi në fund të vitit 2023”, tha Mustafa të mërkurën në një konferencë për media.

Tutja ka theksuar Mustafa se Projekt-Buxheti gjithashtu nuk ka një strategji zhvillimore afatgjate.

“Kjo Qeveri assesi nuk po mundet të dalë me një vizion konkret që tregon se ku synon ta çojë vendin në vitet e mbetura të mandatit të saj. Nga ajo që po shihet, kjo Qeveri do të mbahet mend vetëm për shpenzime enorme për nisma të pa menduara mirë, me efekte shumë afatshkurtra, të cilat nuk do të lënë gjurmë në rritjen afatgjatë të mirëqenies së qytetarëve të Kosovës”, u shpreh koordinatori Mustafa.

Ndërkohë ai theksoi se Projekt-Buxheti i paraqitur si më i larti ndër vite nuk është rritje nga aktiviteti ekonomik por vjen nga rritja e çmimeve në ekonomi.

“Raporti i projekt-buxhetit ka paraparë një rritje ekonomike prej 5.5% për vitin 2023, që paraqet pothuajse dyfishim të normës së rritjes ekonomike nga viti aktual, e qe nuk përkon me parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore si institucionet më kredibile e të cilat sugjerojnë se rritja ekonomike në vitin 2023 nuk pritet të jetë më e lartë se rreth 3% ”, theksoi Mustafa.

Për më tepër koordinatori Mustafa foli edhe për parashikimet e rritjes ekonomike, për siç tha ai se parashikimet e fryra janë rrezik në një situatë të brishtë siç janë tani.

“Shembull konkret e kemi vitin 2022, kur kjo Qeveri me fjalë shumë të mëdha kishte prezantuar shifrën e buxhetuar të investimeve kapitale prej mbi 700 milionë euro, ndërsa tashmë kur ka kaluar pjesa më e madhe e vitit 2022, investimet kapitale të realizuara nuk rezultojnë të jenë më të larta se 200 milionë euro. Prandaj, në vend të numrave dhe fjalëve të mëdha, Qeveria e vendit duhet të tregoj se si synon t’i përmirësojë kapacitetet e saj për t’i realizuar ato investime që i ka paraparë në buxhet”, shtoi ai.

Koordinatori Mustafa ka vazhduar me kritika ndaj Qeverisë Kurti, ndërsa ka përmendur projektet e pa përfunduara e sipas tij kostoja e tyre do të jetë më e lartë në vijim të vitit për shkak të rritjes së çmimeve.

“I vetmi dallim është se punët që nuk janë përfunduar në vitin 2022, në vitin 2023 do të duhet të përfundohen me një kosto shumë më të lartë për buxhetin e shtetit për shkak të rritjes së çmimeve të materialeve ndërtimore, gjë e cila nënkupton humbje të parasë publike”, tha Mustafa.

Ai ka bërë të ditur se PDK-ja, ka kërkuar vazhdimisht që Qeveria të ndihmoj qytetarët për shkak të situatës së rënduar sociale si pasoj e rritjes së çmimeve. Sipas tij, ndihma në interes të qytetarëve është edhe rritja e pagave.

“Zgjidhja më e qëndrueshme dhe më e drejtë në këto kushte do të ishte rritja e pagave, pensioneve dhe ndihmave sociale për të paktën aq sa është rritur niveli i përgjithshëm i çmimeve. Mirëpo, duket që Qeveria ka vendosur ta refuzojë këtë ide edhe për vitin 2023, duke qenë se nuk ka planifikuar buxhet që do të mundësonte një rritje të tillë. Me këtë, Qeveria ose ka vendosur të pajtohet me varfërimin e qytetarëve nga rritja e çmimeve, ose ndoshta po planifikon që të vazhdojë praktikën e pakove të njëhershme të ndihmave për kategori të caktuara të qytetarëve, të cilat nuk janë treguar efektive në adresimin e nevojave të tyre”, u shpreh Mustafa.

Tutje, tha se Mustafa se praktikat e deritashme të Qeverisë Kurti në tentim të uljes së pakënaqësisë sociale do të vazhdojnë tutje, ndërsa theksoi ai se duke pasur parasysh faktin se Qeveria ka ndarë 273 milionë euro pa destinim të caktuar, pra mjete që do të ju lihen në dorë Ministrave që t’i shpenzojnë sipas dëshirës se tyre.

“Kjo është e pa precedentë dhe ngritë tepër shumë dyshime se si po menaxhohen paratë e taksave të qytetarëve. Këto para Ministrat do te munden t’i shpenzojnë pa asnjë filtër të mbikëqyrjes nga Kuvendi. Një praktikë e tillë së fundi është kritikuar edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar që ka kërkuar rritje të transparencës dhe dobisë për qytetarët në procesin e menaxhimit të buxhetit nga Qeveria e Kosovës”, deklaroi koordinatori Mustafa./InLajmi/

Tags: Arben MustafaPDKProjekt-BuxhetiQeveri Kurti
Postimi i mëparshëm

Sibel Halimi: Diplomacia bëhet me maturi, jo me vrull

Postimi tjetër

Gërvalla: Kosova do të jetë aktive në përpjekjen globale për çrrënjosjen e dënimit me vdekje

Të ngjajshme Postime

Diella e Edi Ramës renditet mes 4 krijimeve më të çuditshme të IA-së në botë gjatë 2025-ës
KRYESORE

Diella e Edi Ramës renditet mes 4 krijimeve më të çuditshme të IA-së në botë gjatë 2025-ës

2 January 2026
Lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave
KRYESORE

Lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

2 January 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
KRYESORE

Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta

2 January 2026
Nexhat Dacit i jepet lamtumira e fundit me ceremoni shtetërore në Prishtinë
KRYESORE

Nexhat Dacit i jepet lamtumira e fundit me ceremoni shtetërore në Prishtinë

2 January 2026
Nexhat Daci vlerësohet për rolin kyç në ndërtimin e shtetit dhe konsolidimin e demokracisë
KRYESORE

Nexhat Daci vlerësohet për rolin kyç në ndërtimin e shtetit dhe konsolidimin e demokracisë

2 January 2026
Kurti: Daci dha shembull se si duhet zhvilluar beteja politike dhe Kuvendi në Kosovë
KRYESORE

Kurti: Daci dha shembull se si duhet zhvilluar beteja politike dhe Kuvendi në Kosovë

2 January 2026
Postimi tjetër
Gërvalla: Kosova do të jetë aktive në përpjekjen globale për çrrënjosjen e dënimit me vdekje

Gërvalla: Kosova do të jetë aktive në përpjekjen globale për çrrënjosjen e dënimit me vdekje

Lajmet e fundit

Diella e Edi Ramës renditet mes 4 krijimeve më të çuditshme të IA-së në botë gjatë 2025-ës

Diella e Edi Ramës renditet mes 4 krijimeve më të çuditshme të IA-së në botë gjatë 2025-ës

2 January 2026
Lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

2 January 2026
Rrëshqitje bore në Alpet italiane, dy të vdekur dhe disa të lënduar

Rrëshqitje bore në Alpet italiane, dy të vdekur dhe disa të lënduar

2 January 2026
Tesla humbet “fronin” si prodhuesi më i madh në botë i automjeteve elektrike, vendin ia zë rivali kinez BYD

Tesla humbet “fronin” si prodhuesi më i madh në botë i automjeteve elektrike, vendin ia zë rivali kinez BYD

2 January 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta

Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta

2 January 2026
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta trajtojmë?

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta trajtojmë?

2 January 2026
Nexhat Dacit i jepet lamtumira e fundit me ceremoni shtetërore në Prishtinë

Nexhat Dacit i jepet lamtumira e fundit me ceremoni shtetërore në Prishtinë

2 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu