Avokati, Arianit Koci ka kërkuar që përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borell dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimorë, Miroslav Lajçak të japin dorëheqjen nga postet e tyre, përcjell InLajmi.
Sipas, Kocit kjo pasi shtetet si Spanja dhe Sllovakia nuk e kanë njohur Kosovën dhe se shteti spanjoll sot e ka bllokuar liberalizimin e vizave.
Arianit Koci, po ashtu ka thënë se asnjëri prej tyre nuk kanë kredibilitet për të qëndruar në postet e tyre, në raport me Kosovën.
Avokati, Koci ka shtuar se Borrel dhe Lajçak janë në lojë dhe se sipas tij asnjëherë nuk do të ketë marrëveshje të favorshme për vendin tonë.
Postimi i plotë i tij:
Spanja dhe Sllovakia nuk e kanë njohur Kosovën.
Spanja sot e ka bllokuar liberalizimin e vizave.
Spanjolli Josep Borell dhe sllovaki Miroslav Lajčák, në një mënyrë e kanë fatin e Kosovës në duar, sa i përket negociatave me Serbinë.
Prandaj, asnjëri prej tyre nuk kanë kredibilitet të qëndrojnë në postet e tyre, në raport me Kosovën.
Borell dhe Lajčâk go home!
Derisa janë këta 2 në lojë, asnjëherë nuk do të ketë marrëveshje të favorshme për neve.
Kjo edhe po dëshmohet me lojën që po na bëhet me liberalizimin e vizave, sado që po thuhet se liberalizimi dhe negociatat me Serbinë, janë 2 gjëra të ndryshme./InLajmi/.