Itala ka shënuar golin e tretë ndaj Shqipërisë në ndeshjen miqësore që po luhet në stadiumin “Air Albania”.
Teksa kombëtarja shqiptare po zhvillonte një lojë të mirë, italianët realizuan sërish me anë të Grifo në minutën e 64, duke e thelluar rezultatin në 1-3.
45 minutat e para u mbyllën me rezultatin 1-2 në favor të skuadrës italiane.
Megjithëse kuqezinjtë shënuan të parën në minutën e 16 me Ardian Imajlin, axurrët barazuan shifrat vetëm pas 5 minutash.
Ishte Di Lorenzo ai që realizoi golin e parë për Italinë, teksa në minutën e 26, Grifo përmbysi rezultatin.
Shqipëria dhe Italia përballen për të katërtën herë që prej 2014-ës me njëra-tjetrën, raporton Euronews Albania.
3 përballjet e mëparshme, mes tyre 2 për kualifikueset e botërorit janë fituar nga axurrët, të cilët as në këtë përballje nuk do t’i kursejnë yjet.