Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova do të vazhdojë të jetë pjesë e përpjekjes globale për ta çrrënjosur dënimin me vdekje, përcjell InLajmi.
Kështu është shprehur shefja e diplomacisë së Kosovës nga Berlini e cila ishte e ftuar të marrë pjesë në Kongresin Botëror kundër Dënimit me Vdekje.
“Mirë që mora pjesë në Kongresin Botëror kundër Dënimit me Vdekje në Berlin me ftesë të koleges sime të dashur gjermane, Anna Baerbock dhe ministrit të Drejtësisë, Marco Buschmann. Kosova do të vazhdojë të jetë pjesë e përpjekjes globale për të çrrënjosur dënimin me vdekje”, ka thënë Gërvalla
Kujtojmë se Kongresi Botëror kundër Dënimit me Vdekje i filluar të martën me 15 nëntor do të vazhdojë deri të më 18 nëntor./InLajmi/
https://twitter.com/gervallaschwarz/status/1592813265390010368?ref_src=twsrc%5Etfw