Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka paralajmëruar largimin e tij nga partia në pushtet, nëse Vetëvendosje nu ki përmbushë premtimet që i ka bërë për qytetarët e Kosovës gjatë fushatës, përcjel InLajmi.
Humolli, i ftuar në RTK, ka kërkuar nga kyreministri Kurti që t’i realizojë premtimet e fushatës, përndryshe ai ka thënë se duhet të mendojë për një subjekt tjetër politik.
Ai tutje, ka thënë se politikë ka hyrë për të çuar përpara interesat e vendit.
“Në politikë nuk kam hyrë për parti politike por për interes të vendit tim. Vetëvendosja nëse i kthehet asaj që kena hyrë në fushatë unë skam nevojë me mendu për subjekt tjetër por nëse vazhdon duke injoruar deputetët dhe qytetarët atëherë ajo nuk është Vetëvendosja e fushatës”, potencoi Humolli.
Rikujtojmë se Fatmir Humolli është deputet i Lëvizjes Vetëvendosje dhe është i vetmi i kësaj partie që ka dalur kunder qëndrimit të LVV-së për Trustin. /InLajmi/