Në Kosovë na pret mot kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu. Temperaturat do të shënojnë ulje ndërsa pasdite vonë dhe në mbrëmje priten reshje të dendura shiu lokalisht. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 14 gradë Celsius.
Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje shiu. Vende-vende do të ketë reshje mjaft intensive shiu dhe rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe mjaft të fuqishme dhe reshje të dendura priten në veri, veriperëndim, jug dhe disa vise në qendër të Shqipërisë, por edhe nisa lokacione tjera.
Rrebeshe dhe reshje të dendura shiu nesër priten edhe në Mal të Zi, ndërsa në Maqedoninë Veriore dhe Luginën e Preshevës priten reshje të herëpashershme shiu të cilat nuk pritet të jenë aq intensive.
Të entjën na pret mot kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme lokale shiu. Reshje intensive priten ende në shumë pjesë të Shqipërisë. Gjatë ditës në Kosovë mund të ketë intervale kohore me diell dhe reshjet do të jenë të lokalizuara, shkrua Meteo Ballkan.
Edhe ditëve të ardhshme do të jemi nën ndikimin e masave mjaft jo-stabile atmosferike. Priten intervale kohore me diell, por edhe zhvillime të fuqishme të vranësirave të cilat do të sjellin reshje shiu dhe rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë