Ndërkohë që zjarri është shuar nga zjarrfikësit, automjetet janë bërë të papërdorshme, transmeton InLajmi.
Zjarri i cili shpërtheu në një makinë në Fatih të Stambollit dhe u përhap në 4 automjete të parkuara, është shuar nga zjarrfikësit.
Dyshohet se drejtuesi i një makine që po përparonte në rrugën “Kocamustafapaşa”, kur ka vërejtur tym që dilte nga automjeti i tij. Ai ka qëndruar buzë rrugës dhe ka kërkuar ndihmë nga njerëzit përreth.
Flakët që kanë rrethuar plotësisht makinën janë përhapur në 4 makina të parkuara në anë të rrugës. Flakët kanë dëmtuar gjithashtu një ndërtesë dhe një makinë automatike (ATM) pranë vendit të krimit.
Pas njoftimit në zonë janë dërguar një numër i madh zjarrfikëssh.
Zjarrfikësit kanë vënë nën kontroll zjarrin, i cili ka shkaktuar edhe një shpërthim në një nga makinat. Punimet ftohëse u kryen edhe në objekt dhe ATM.
Në vendngjarje kanë dalur menjëherë edhe ekipet e policisë.
Automjetet, të cilat si pasojë e zjarrit janë bërë të papërdorshme, janë marrë me ndihmën e një kamioni tërheqës, raportojnë mediat turke.
Nga flakët e zjarrit u dëgjuan edhe tinguj shpërthimi, gjë që u postua nga pamjet e e një video të realizuar me celular. /InLajmi/