Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak është takuar të marten me kryesuesin e delegacionit të Kosovës për dialogun Besnik Bislimi me ç’rast është diskutuar çështja e afatit të konvertimit të targave në RKS, përcjell InLajmi.
Derisa ka bërë të ditur takimin dhe temën e diskutuar me kryenegociatorin Bislimi, Lajçak është shprehur se për garantim të stabilitetit dhe sigurisë në terren, çështja e targave do zgjidhje urgjente .
Tutje, ka theksuar emisari evropian se çdo përshkallëzim i situatës apo dhunës është e papranueshme.
“Me @BislimiBesnik. Sot po diskutoj për krizën aktuale në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në veçanti çështjen e targave. Ne kemi nevojë urgjente për të gjetur një zgjidhje për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në terren. Çdo përshkallëzim apo dhunë është e papranueshme” /InLajmi/
https://twitter.com/MiroslavLajcak/status/1592546607408775169