Ministria e Mbrojtjes së Serbisë përmes një postimi ka ftuar të gjithë qytetarët serbë, nga mosha 19 vejçare deri në 30 vjeçare, që t`i bashkohen shërbimit vullnetar ushtarak, transmeton InLajmi.
Në njoftim thuhet se për të gjithë ata që bëhen pjesë e këtij shërbimi do të ketë pagesë mujore dhe heqje të shpenzimeve, si ushqimi dhe rruga.
Tutje, thuhet se pas përfundimit të shërbimit ushtarak me procedurë të përshpejtuar ata mund t`i bashkohen shërbimit suhtarak profesional në ushtrinë serbe.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë:
Ministria e Mbrojtjes fton të gjithë qytetarët e Republikës së Serbisë të moshës 19 deri në 30 vjeç që dëshirojnë të veshin uniformën e Ushtrisë Serbe të aplikojnë për shërbimin vullnetar të shërbimit ushtarak gjashtëmujor me armë. Thirrja për aplikime është e hapur gjatë gjithë vitit, dhe deri në fund të nëntorit aplikimet për afatin mësimor të dhjetorit janë të hapura.
👉Aplikimi për shërbimin vullnetar ushtarak dhe trajnimin ushtarak për oficerët rezervë mund të dorëzohet në të gjitha degët e Postës Serbe, në portalin e administratës elektronike si dhe në qendrat e Ministrisë së Mbrojtjes – ish-seksionet ushtarake.
✅ Të rinjtë dhe vajzat që vendosin të kryejnë vullnetarisht shërbimin ushtarak në ushtrinë e Serbisë, përveç mundësisë për të fituar aftësi të reja, për t’u njohur me armët dhe pajisjet moderne ushtarake, do të marrin një pagë mujore në shumën prej rreth 38.000 dinarë. do t’u sigurohen shpenzimet e udhëtimit, sigurimet shëndetësore, akomodimi, ushqimi, si dhe veshje e këpucë ushtarake. Gjithashtu, pas kryerjes së shërbimit ushtarak, të rinjve dhe vajzave të interesuara u jepet mundësia që me procedurë të përshpejtuar t’i bashkohen menjëherë shërbimit ushtarak profesional në Ushtrinë Serbe. /InLajmi/