Aktivisti Dibran Hoxha nga organizata e Rritjes për Cilësisë në Arsim, ka bërë të ditur se iu është ndaluar hyrja në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës, përcjell InLajmi.
Hoxha ka thënë se urdhërin për ndalim të mos hyrjes në Fakultetin Filozofik të cilin ka të drejtë t’a lëshojë vetëm gjykata, këtë rol sipas tij e ka marrë dekani Fakulteti, Dashamir Bërxulli dhe nga Bujar Dugolli, siç e quan ai “plagjiator”.
Hoxha i akuzon drejtuesit e Fakultetit se këtë insitutucion e kanë shëndrruar në shtëpi private të tyre.
Postimi i plotë i tij:
Sapo me ndalun me hy n Fakultet Filozofik me arsyetimin qe kane urdher mos me leju ni gja te tille.
Urdherin qe e lshon vec gjykata n Kosove, e paskan marr Dekani Dashamir Berxulli dhe plagjiatori Bujar Dugolli.
Kta duhet me dite nihere e pergjithmone qe institucioni publik nuk eshte shpi e tyne, edhe na do t ja bejme te ditur cdo dite e ma shume kete fakt./InLajmi/.