Avdullah Hoti, deputet i LDK-së, është shprehur tërë mllef lidhur me takimin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi me Petar Petkoviq, drejtorin e zyres së Kosovës për Qeverinë e Serbinë, përcjell InLajmi.
Takimi është aranzhuar për të diskutuar lidhur me procesin e konvertimit të targave dhe vendi ku është organizuar ky takim është Brukseli.
Hoti u shpreh i zhgënjyer nga qeveria për shpërfilljen e kërkesës nga SHBA-të për shtyrjen e vendimit për targat.
Ai tha se ky vendim është marrë nga Qeveria e Kosovës dhe nuk ka asgjë për të negociuar me zyrtarët serbë.
Më tëj, deputeti Hoti potencoi se fundi nuk do të jetë i mirë, sepse qeveritarët actual e kanë future Kosovën në rruigë pa dalje, duke i dëmtuar marrëdhëniet me aleatët e vendit dhe duke e dëmtuar procesin e dialogut.
Postimi i plotë i tij:
SHBA-ja, aleati ynë kryesor, i kërkon Qeverisë së Kosovës të shtyj zbatimin e vendimit për targat, e këta shkojnë e takohen me Petkoviqin në Bruksel!!!
Vendimi për targat është marrë nga Qeveria. Çfarë ka për t`u negociuar?!
Fatkeqësisht, këta qeveritarë na kanë futur në qorrsokak sa i përket dialogut, e na kanë dëmtuar partneritetin me aleatët. Fundi nuk mund të jetë i mirë. /InLajmi/