Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ditën e marte ka thënë se buxheti i miratuar nga Qeveria e Kosovës për vitin 2023 në fakt është me i ulët se ai i vitit 2022, përcjell InLajmi.
Hoti tha se shifrat vërtet mund të jenë më të mëdha këtë vit, por për shkak të inflacionit ky buxhet është më i ulët se ai i vitit që po e lëmë pas.
Tutje, deputeti Hoti shtoi se është shumë e lehtë për ta vërtetuar këtë, duke i llogaritur produketet që qytetari ka mundur t`i blejë para inflacionit me produktet që mund t`i blejë tani.
Postimi i plotë i tij:
Për shkak të inflacionit prej rreth 20% për produkte të konsumit bazik, buxheti nominal për vitin 2023 prej 3.200.000.000 euro, është në fakt rreth 2.500.000.000 euro në terma real. Rrjedhimisht, ky buxhet në terma real është më i ulët se për vitin 2022 për së paku 300.000.000 euro (sivjet ka qenë 2.800.000.000 euro). 📉
Krahasojeni vetë sasinë e mallrave që e keni blerë vitin e kaluar me 100 euro, me sasinë e mallrave që mund të blini sivjet me ato 100 euro. Do të vini në këtë përfundim. /InLajmi/