Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka bërë të ditur se mendimet tona qëndrojnë me Poloninë, kundër regjimit të presidentit rus Vladimir Putin, përcjell InLajmi.
Gërvalla, po ashtu ka thënë se në vajtojmë humbjet e viktimave të pafajshme polake, që kanë mbetur të vrarë nga raketat ruse.
Sipas, ministres Gervalla, Bashkimi Evropian duhet të veprojë për të ndaluar Putinin përpara se ai të sjelli luftë në të gjithë kontinentin.
Postimi i plotë i saj:
Ne vajtojmë humbjen e jetëve të pafajshme polake që janë vrarë nga raketat ruse.
Mendimet tona janë me familjet, Kosova qëndron me Poloninë kundër regjimit të Putinit.
BE-ja duhet të veprojë shumë më e vendosur për të ndaluar Putinin përpara se ai dhe përfaqësuesit e tij të sjellin luftë në të gjithë kontinentin./InLajmi/.