Presidenti turk, Tayip Erdogan, ka falënderuar shtetet që i shprehën ngushëllime për sulmin me bombë në sheshin Taksim që la të vdekur disa persona, e të lënduar dhjetëra të tjerë.
Në mesin e shteteve që Erdogan ka falënderuar është edhe Kosova.
- “Dua të shpreh falënderimin tim për të gjitha shtetet dhe organizatat ndërkombëtare që reaguan për sulmin terrorist në Rrugën Istiklal, ndanë me ne dhimbjen dhe shprehën ngushëllimet e tyre”, ka shkruar Erdogan në Twitter transmeton Indeks Online
Aty, Erdogan ka publikuar fotografitë e shteteve që kanë reaguar, në mesin e të cilave është edhe Kosova.