Edi Rama serish e ka akuzuar PD-në e Sali Berishës, duke thënë se partia e këtij të fundit është paguar gjysmë milioni nga rusët për të rrëzuar qeverinë aktuale të Partisë Socialiste, përcjell InLajmi.
Tutje, Rama tha se kjo nuk është akuzë, por fakt i dokumentuar nga mediat dhe SHBA-të, dhe i verifikuar nga shërbimi serkret amerikan CIA.
“Që Partia Demokratike është financuar me para ruse gjysmë milioni dollarë për të rrëzuar qeverinë e PS-së, kjo nuk është një akuzë. Ky është një fakt. Ky është një fakt i dokumentuar për fat të keq, një fakt i zbuluar nga media, nga SHBA, nga mediat ndërkombëtare, përqeshur nga shumëkush këtu, përfshirë edhe median ndërkombëtare dhe i konfirmuar nga raporti i shërbimit sekret amerikan CIA. Akuzat me serbë janë prodhime të një tërbimi të madh. Tërbim non-gratash dhe spiunësh. Një tërbim non-gratash dhe spiunësh për investimin më të madh të huajnë rajon, Një investim që do të jetë krenari kombëtare. Një investim që do të transformojë Durrësin”, tha Rama në një intervistë për Euronews.
Deklarata e Edi Ramës erdhi pas protestës paqësore të partisë së Sali Berishës dhe fushatave që janë duke i jetësuar nëpër vendet e ndryshme të Shqipërisë për rrëzimin e qeverisë. /InLajmi/

















