Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka dënuar sulmet e raportuara nga raketat ruse në Poloni.
Ai në Rubikon me Adriatik Kelmendin, është shprehur se një sulm i tillë, nuk është ndaj një shteti, por ndaj gjithë aleancës së NATO-s, përcjell klankosova.tv.
”Duhet të presim lajme të tjera, konfirmime nga burimet zyrtare. Ndonëse Rusia si shtet agresor që nuk shquhet për sjellje korrekte në marrëdhënie ndërkombëtare, dhe këtë tashmë e ka dëshmuar me rastin e invadimit të Ukrainës, të agresionit të paprovokuar ndaj Ukrainës, është diçka ndoshta s’mund të themi totalisht e papritur sepse ka pasur provokime, që gjithë kohës, për shtetet që janë në fqinjësi, ne kemi pasur edhe anëtarësime të reja të NATO-s. Duhet të presim edhe pak, por ky rast është shumë më i komplikuar, sepse këtu nuk bëhet fjalë për sulm ndaj një shteti, por për sulm ndaj të gjithë Aleancës”.