Ish-këshilltari i Kryeministrit Kurti, Shkëlzen Gashi, ka reaguar lidhur me pjkesëmarrjen e Gardës Ceremoniale të FKS-së në ceremoninë e organizuar në 104 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, përcjell InLajmi.
Gashi tha se Garda Ceremoniale e FSK-së, Ministria e Brendshme e Kosovës, Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë dhe Ambasada e Francës në Prishtinë duhet t’u kërkojnë ndjesë qytetarëve të Kosovës, sepse homazhet në varreza të tilla janë përulje për shqiptarët.
Më tej, sih-këshilltari i kryeministrit ka postuar një fotografi të realizuar nga agjencia franceze ‘Agence Rol’ në nëntor të vitit 1912 në Prishtinë, e cila dëshmon më së miri për krimet e ushtarëve sërbë ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë.
Për më tepër, shtoi ai, present në këtë ceremoni ishte edhe Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla.
Postimi i plotë i tij:
Më 11 nëntor 2022 Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë dhe Ambasada e Francës në Prishtinë, organizuan në varrezat e krishtera në Arbëri të Prishtinës një ceremoni për 104 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Garda Ceremoniale e FSK-së, e cila qëndroi gatitu pranë pllakës përkujtimore të ushtarëve të rënë sërbë në vitet 1912-1918. Për më keq, në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe Ministri i Brendshëm i Kosovës, z. Xhelal Sveçla.
Këtu po e sjellë një fotografi të bërë nga agjencia franceze ‘Agence Rol’ në nëntor të vitit 1912 në Prishtinë, e cila dëshmon më së miri për krimet e ushtarëve sërbë ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë.
Garda Ceremoniale e FSK-së, Ministria e Brendshme e Kosovës, Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë dhe Ambasada e Francës në Prishtinë duhet t’u kërkojnë ndjesë qytetarëve të Kosovës. /InLajmi/