Në eventin e mbajtur ditën e dielë në Zvicër “MTV EMA 2022”, artistja kosovare, Loredana Zefi, e rrëmbeu titullin si “Artistja më e mirë zvicerane”, për të tretën herë me radhë, përcjell InLajmi.
Pas kësaj mbrëmjeje emra të shumtë të estradës reaguan për ta uruar Loredanen dhe për të treguar sa krenar janë me të.
Në mesin e tyre ishte edhe Behgjet Pacolli, i cili përmes rrjeteve sociale kishte postuar një fotografi të këngëtares kosovare teksa jepte një prononcim për media.
Pacolli kishte shkruar shumë shkurt “Jemi krenar me suksesin tuaj, Loredana. Urime”.
Kaq mjafton për të treguar që je duke i mbështetur rininë e Kosovës drejt sukseseve të tyre në karrierë. /InLajmi/