• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 19 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Për çka do të bisedojnë presidenti Biden dhe presidenti verikorean Xi në Bali?

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
14 November 2022
në Bota
0 0
0
Për çka do të bisedojnë presidenti Biden dhe presidenti verikorean Xi në Bali?
0
SHPERNDARJE
35
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Në samitin e G20 do të takohen për herë të parë si kryetarë shtetesh Joe Biden dhe Xi Jinping. Temë kryesore është Tajvani. A do të arrihet riafrimi i Kinës dhe SHBA-së pavarësisht gjendjes së tensionuar?

Presidenti i SHBA-së Joe Biden në bisedë virtuale me kreun e shtetit të Kinës Xi Jinping më 15 nëntor 2021

Më shumë se 2 vjet pas marrjes së postit të presidentit të SHBA-së Joe Biden të hënën në kuadër të samitit të G20 në Bali të Indonezisë për herë të parë do të takohet me kreun e shtetit të Kinës Xi Jinping. Pekini dhe Uashingtoni përpiqen, që në kulmin e tensioneve mes tyre të krijojnë një “bazë” për marrëdhëniet bilaterale.

Biden në prag të takimit deklaroi për mediat, se shpreson që të 2 palët të përcaktojnë vijat e kuqe dhe të përpiqen të zgjidhin çështjet e konfliktit duke përfshirë edhe çështjen e Tajvanit. Sipas analistëve takimi do të shërbejë për të forcuar kornizat në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kinës dhe për të sqaruar keqkuptimet, përpara se ato të degjenerojnë në konflikte.

“Konkurrentë, por jo armiq për vdekje”

“Vet simbolika e një takimi personalisht mes 2 krerëve të shteteve tregon, se SHBA dhe Kina ndonëse janë konkurrentë të ashpër, nuk janë armiq për vdekje”, thotë Wen-Ti Sung, docent për studimet mbi Tajvanin në Australian National University ANU në Canberra.

Meqënëse Uashingtoni e ka shprehur në mënyrë të përsëritur dëshirën që të bisedojë me Pekinin mbi masat për minimizimin e rrezikut, sipas ekspertëve ka shpresë, që takimi personalisht të kontribuojë për parandalimin e një përkeqësimi të marrëdhënieve.

Kreu i shtetit Xi Jinping në Kongresin e 20 të Partisë së Kinës në tetor iu referua marrëdhënieve të tensionuara. Ai tha, se “ka përpjekje të jashtme, për t’i bërë presion Kinës, për ta kufizuar, për ta bllokuar dhe për të ushtruar presion maksimal”. Por njëkohësisht ai deklaroi edhe se Pekini e Uashingtoni duhet të gjejnë rrugë për “t’u komprtuar me njeri-tjetrin”.

Tajvani vatër konflikti

Në krye të rendit të ditës, sipas nëpunësve të nivelit të lartë të Shtëpisë së Bardhë, janë çështjet lidhur me Tajvanin. Biden do të shprehë “sinqerisht” shqetësimin e tij lidhur me aktivitetet e fundit të Kinës, që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në anën tjetër të rrugës së Tajvanit, si dhe shqetësimin e tij prej shumë kohësh për shkeljet e të drejtave të njeriut në Kinë.

Që prej vizitës së presidentes së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në gusht në Tajvan janë rritur tensionet mes Kinës dhe SHBA-së. Pekini reagoi ndaj vizitës me një stërvitje ushtarake një javore përreth Tajvanit. Gjithashtu u pezullua dialogu bilateral dhe shkëmbimi me SHBA-në për shumë tema të rëndësishme.

Ekspertja për Azinë Bonnie Glaser i tha DW-së, se tema e Tajvanit është mjaft e vështirë për të arritur përparime. Aq më shumë vlen të theksohet, se ky është takimi i parë mes Xi dhe Biden që pas udhëtimit të Pelosit në Taipeh.

Koreja e Veriut dhe lufta në Ukrainë

Krahas Tajvanit Biden dhe Xi pritet të bisedojnë edhe për Korenë e Veriut dhe luftën në Ukrainë. Sipas këshilltarit të sigurisë Jake Sullivan testimet e vazhdueshme të raketave nga Koreja e Veriut janë një temë, për të cilën bashkëpunojnë prej kohësh Pekini dhe Uashingtoni.

Sullivan deklaroi, se Biden nuk do t’i paraqesë kërkesa Kinës, por do t’i parashtrojë Xi-së këndvështrimin e tij ndaj këtyre çështjeve dhe do t’i kërkojë Pekinit, që “të luajë një rol konstruktiv për shmangien e tendencave të këqija të Koresë së Veriut”. Sipas ekspertëve në këtë çështje bashkëpunimi është më i lehtë, shkruan DW.

Lidhur me luftën në Ukrainë do të jetë më e vështirë. “SHBA ndoshta do të shprehen pozitivisht, për faktin që Xi gjatë vizitës së kancelarit Scholz e ka thënë hapur, se “Kina është kundër përdorimit të armëve atomike”, thekson ekspertja për Azinë Bonnie Glaser. Por ajo e konsideron të pamundur një bashkëpunim mes Xi dhe Biden lidhur me temën e Ukrainës.

Tags: Joe BidenNancy PelosiWen-Ti SungXi Jinping
Postimi i mëparshëm

Presidenti Zelensky viziton qytetin e çliruar Kherson

Postimi tjetër

Deputetja e AAK-së e akuzon Kurtin për acarimin e situatës në veri

Të ngjajshme Postime

Shpërthim në qendrën e trajnimit të policisë, tre të vdekur në Los Angeles
Bota

Shpërthim në qendrën e trajnimit të policisë, tre të vdekur në Los Angeles

18 July 2025
“Hape derën” – sherr mes 23-vjeçarit shqiptar dhe asistentes së fluturimit, avioni bën ulje emergjente
Bota

“Hape derën” – sherr mes 23-vjeçarit shqiptar dhe asistentes së fluturimit, avioni bën ulje emergjente

18 July 2025
U përplas për vdekje nga një makinë, shuhet në moshën 114 vjeçare vrapuesi më i vjetër i maratonës në histori
Bota

U përplas për vdekje nga një makinë, shuhet në moshën 114 vjeçare vrapuesi më i vjetër i maratonës në histori

15 July 2025
Putin raportohet se ka refuzuar ultimatumin e Trumpit – përgatitet për një ofensivë të re
Bota

Putin raportohet se ka refuzuar ultimatumin e Trumpit – përgatitet për një ofensivë të re

15 July 2025
Zelensky thotë se ka folur me Trumpin për ta falënderuar për mbështetjen e tij
Bota

Zelensky thotë se ka folur me Trumpin për ta falënderuar për mbështetjen e tij

14 July 2025
Dhunë dhe protesta kundër emigrantëve në Spanjë, arrestohen 8 persona
Bota

Dhunë dhe protesta kundër emigrantëve në Spanjë, arrestohen 8 persona

14 July 2025
Postimi tjetër
Deputetja e AAK-së e akuzon Kurtin për acarimin e situatës në veri

Deputetja e AAK-së e akuzon Kurtin për acarimin e situatës në veri

Lajmet e fundit

Si të kërkoni falje siç duhet dhe të shpëtoni marrëdhëniet tuaja?

Si të kërkoni falje siç duhet dhe të shpëtoni marrëdhëniet tuaja?

19 July 2025
Mourinho: Do të kthehem në Portugali në kulmin e karrierës sime

Mourinho: Do të kthehem në Portugali në kulmin e karrierës sime

19 July 2025
Emisarja britanike: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë–Serbi kërkon veprim, jo zgjidhje magjike

Emisarja britanike: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë–Serbi kërkon veprim, jo zgjidhje magjike

18 July 2025
Tragjedi në Elbasan, 2 vëllezërit e mitur mbyten në lumin Shkumbin! Ishin duke ruajtur bagëtitë

Tragjedi në Elbasan, 2 vëllezërit e mitur mbyten në lumin Shkumbin! Ishin duke ruajtur bagëtitë

18 July 2025
Magnus mund ChatGPT/ Numri një i botës në shah mund Inteligjencën Artificiale pa humbur asnjë figurë për 53 minuta

Magnus mund ChatGPT/ Numri një i botës në shah mund Inteligjencën Artificiale pa humbur asnjë figurë për 53 minuta

18 July 2025
Haziri: Kurti e bën një hap para e dy prapa – Ai po sillet me dy standarde, po e vuajmë këtë mendësi

Haziri: Kurti e bën një hap para e dy prapa – Ai po sillet me dy standarde, po e vuajmë këtë mendësi

18 July 2025
Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

18 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu