Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmjen e së hënës takoi pjesëtarët e mërgatës sonë, përcjell InLajmi.
Kurti në këtë takim ka njoftuar sa i përket ngjarjeve të fundit në vend duke përfshirë reformat e ndërmarra dhe punën e deritanishme të Qeverisë duke e shtuar këtu edhe rolin aktiv të mërgatës në zhvillimet e vendit.
Ai falënderoi të pranishmit për mikëpritjen e ngrohtë dhe gjithë diasporën për angazhimin e palodhshëm me kontributin e dhënë.
Kurti gjithashtu ka ftuar diasporën dhe partnerët e tyre të biznesit për investime në Kosovë.
Rikujtojmë se javën që lamë pas u lansua Programi për Diplomaci Qytetare nëpërmjet të cilit 10 profesionistë të rinj të përzgjedhur nga diaspora, për 6 muaj do të angazhohen në projekte të ndryshme të MPJD-së, me qëllim rritjen e përfshirjes së diasporës në diplomaci publike./InLajmi/