Themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos ka planifikuar të japë pjesën më të madhe të pasurisë së tij prej 124 miliardë dollarësh, duke thënë në një intervistë në CNN se do t’ia kushtojë këtë shumë të parave luftimit të ndryshimeve klimatike dhe për të mbështetur njerëzit me probleme sociale dhe politike, transmeton InLajmi.
Edhe pse zotimi i Bezos ishte i lehtë për për pasurinë që e ka, kjo është hera e parë që ai ka njoftuar se do të japë pjesën më të madhe të parave të tij. Kritikët kanë qortuar Bezos për mosnënshkrimin e Giving Pledge, një premtim i qindra njerëzve më të pasur në botë për të dhuruar pjesën më të madhe të pasurisë së tyre për qëllime të bamirësis.
Në një intervistë për CNN me Chole Melas të shtunën në shtëpinë e tij në Washington DC, Bezos, duke folur së bashku me partneren e tij, dhe gazetaren filantropiste Lauren Sánchez, tha se çifti po “ndërton kapacitetin për të qenë në gjendje të dhurojë këto para.”
I pyetur drejtpërdrejt nga CNN nëse ai synon të dhurojë pjesën më të madhe të pasurisë së tij brenda jetës së tij, ai tha: “Po, po”.
Biseda 20-minutësh me Bezos dhe Sánchez mbuloi një gamë të gjerë temash, nga pikëpamjet e Bezos mbi dialogun politik dhe recesion të mundshëm ekonomik deri te plani i Sanchez për të vizituar hapësirën jashtë tokësore, me një ekuipazh tërësisht femëror dhe reflektimet e saj mbi një partneritet biznesi të lulëzuar me Bezos./InLajmi/.