Aktivisti i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim, Rron Gjinovci, ditën e hënë u arrestua nga Policia e Kosovës, pasi kishte organizuar aktivitete simbolike, siç thanë ata, kundër profesorëve të UP, me punime plagjiature, përcjell InLajmi.
Pasi procedurat për vendimin përfundimtar për rastin e plagjiaturës Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati po marrin kohë siç ndodhë rëndon në Universitetin e Prishtinës, ata kanë vendosur që nga tash e tutje të kalojnë në aktivizëm gueril.
2 orë pas arrestimit të Gjinovcit me bashkëpunëtorë, ata postuan fotografi duke u larguar nga stacioni policor.
Postimi i plotë i tij:
Nuk ekziston mundësi dënimi me vite burg në sistemin e drejtësisë kosovare, sa jena na në gjendje me i bajt për kauzat që i besojmë.
Për juve që jeni shqetësu, u lirum. ❤️ /InLajmi/